DPHM: Erë me shpejtësi prej mbi 100 kilometrave në orë

Mot të ndryshueshëm me vranësira me erë të matur deri të prëforcuar nga drejtimi jugor, shpejtësia e të cilës në momente do të arrijë rreth 80 kilometra në orë, ndërsa në male edhe mbi 100 kilometra në orë, paralajmëron Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM).
Në pjesët perëndimroe do të ketë reshje lokale që paradite, ndërsa pasdite dhe në orët e mbrëmjes reshjet do të zgjerohen.
Gjatë natës reshjet në male do të kalojnë në borë. Reshje më të rrëmbyeshme priten në perëndim dhe në verilindje të vendit lokalisht rreth 25 litra në metër katror.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 12 deri 18 gradë. Në Shkup deri 17 gradë.
Nesër në mëngjes reshje të shiut do të ketë në pjesët e skajshme lindore të vendit, ndërsa gjatë ditës reshjet do të jenë më të theksuara në pjesët perëndimore, por nuk do të jenë të rrëmbyeshme. Reshje lokale të borës do të ketë edhe të hënën, posaçërisht paradite në pjesët perëndimore, ku në disa vende do të formohet edhe shtresë bore. Nën ndikimin e rrymimit verior temperaturat prej të hënës do të shënojnë rënie të dukshme.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus një deri tetë, ndërsa e ditës prej dy deri 12 gradë Celsius.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button