Në Greqi fillon ndarja e “Bonuseve për Krishlindje” për amvisëritë

Bonuset për Krishtlindje do të fillojnë që të ndahen për mbi një milion amvisëri në Greqi, gjegjësisht për rreth 30 për qind të popullatës, njoftojnë mediat greke.

Ministria e Financave i ka miratuar 1.3 milionë lutje të amvisërive, ndërsa mjetet do të ndahen si dividend social. Shuma e përgjithshme është 727 milionë euro ose në mesatare nga 554 euro për secilin që u përgjigjet kritereve për këto bonuse.

Amvisëritë do t’i marrin paratë sipas kategorive të përcaktuara varësisht të ardhurave dhe pronës së patundshme.

Statistika ka regjistruar se për 11 muaj të vitit suficiti buxhetor fillestar i Greqisë është 4,6 miliardë euro dhe qëllimi është tejkaluar për rreth 1,6 miliardë euro.

Të ardhurat në buxhet janë rritur për 517 milionë euro, ndërsa lehtë është zvogëluar kthimi i tatimeve, si dhe në mënyrë të konsiderueshme janë zvogëluar investimet publike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button