SHBA-ja kërkon ulje plotësuese të buxhetit të KB-së

SHBA-ja kërkon ulje plotësuese për 250 milionë dollarë për buxhetin e ardhshëm vjetor të KB-së për periudhën 2018-2019, pasi që sekretari i përgjithshëm Antonio Guteresh tashmë paralajmëroi shkurtim prej 200 milionë dollarëve nga mjetet e Uashingtonit, theksojnë burime diplomatike.

Ai buxhet është për aktivitete të zakonshme të KB-së, për rroga të organizatës botërore, për pajisje dhe infrastrukturë, transmeton BTA.

Buxheti tani po shqyrtohet dhe duhet të miratohet nga 193 shtete anëtare në fund të dhjetorit.

Për dy vitet e ardhshme, agjencitë e KB-së përllogaritën se kanë nevojë për 5,4 miliardë dollarë, që është për 200 milionë më pak se buxheti në vitin 2016-2017.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button