Teatrit të Kosovës i bëhet zgjidhje e përkohshme për ngrohje

Pesë ditë pas bllokimit të Teatrit Kombëtar të Kosovës, Ministria e Kulturës ka bërë një zgjidhje të përkohshme për këtë institucion.

Paraditen e së martës TKK-ja është furnizuar me dy mijë litra naftë, që mjaftojnë për ngrohje deri në fund të këtij viti. Kësisoj, institucioni më i lartë teatror në vend i është kthyer repertorit të rregullt, njofton Koha.net.

Organizatori i TKK-së, Beqir Beqiri, ka thënë se tani për tani i janë kthyer normalitetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button