“Dinjiteti” dhe “Të Bashkuar për Maqedoninë” dalin në rrugë

Të pakënaqur nga aktvendimi i Gjykatës së Apelit koalicioni “Të Bashkuar për Maqedoninë” dhe “Dinjiteti” paralajmërojnë protesta nëpër Maqedoni.

“Aktvendimi i Gjykatës së Apelit Lube Boshkoski me të cilin dënimi iu zvogëlua prej 7 në 5 vite, në vend se të jetë lirues, është vetëm edhe një dënim për varshmërinë absolute politike të pushtetit gjyqësor”, deklaroi nënkryetari i “Të Bashkuar për Maqedoninë” Jagoda Mitrevska.

Në pres konferencën fjalim mbajti edhe Stojançe Angelov kryetar i “Dinjitetit” i cili deklaroi se koalicioni “Të Bashkuar për Maqedoninë” dhe “Dinjiteti” lufton për t’u shndërruar në bllok të tretë politik. 

Ndërkohë Orce Kamçev tërheqi padinë kundër Boshkoskit për shpifje. Në të cilën kërkonte 100.000 euro.

Biznesmeni e padiste Boshkoskin për shkak të një fjalimi të tij në fushatën e fundit parazgjedhore, kur lideri i Të Bashkuar për Maqedoninë tha se Nikolla Gruevski ka qëndruar në Kroaci ku ka vështruar jahta, e me pas Kamçev bleu një jahtë në vlerë prej 1.5 milionë euro. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button