Plomp: Evropa me zgjuarsi i ndjek negociatat për emrin

Evropa me zgjuarsi i ndjek negociatat që po zhvillohen në Bruksel mes Maqedonisë dhe Greqisë, me ndërmjetësim të negocuesit Methju Nimic, porositi sot ambasadori holandez, Vilem Vauter Plomp.

“Është korrekte të thuhet se askush nuk pret se çështja do të zgjidhet nesër, por me rëndësi është se muajt e kaluar ka pasur iniciativa pozitive dhe se punët shkojnë në drejtim pozitiv”, tha Plomp në ligjerimin për “Gjendjen e të drejtave të njeriut” para studentëve nga Fakulteti për siguri – Shkup.

Ai theksoi se Qeveria holandeze nuk ka pozitë për kontestin me emrin.

“Mund vetëm të them se Qeveria ime shpreson se të dy vendet do të gjejnë zgjidhje”, shtoi ambasadori.

Përkujtoi se Holanda është partner i Maqedonisë në rrugën e integrimeve euroatlantike dhe ajo do të vazhdojë të hapërojë me të, nëse Qeveria vazhdon me realizimin e reformave, para së gjithash në sferën e sundimit të së drejtës.

Si shtylla të reformave në vend i potencoi gjyqësinë e pavarur, institucionet autonome dhe sundimin e së drejtës, të cilat janë garanci se të drejtat e njeriut do të respektohen me të vërtetë.

“Sundimi i së drejtës është thelbësor për realizimin e të drejtave të njeriut. Qeveria duhet ta ecë atë rrugë dhe të vendosë institucione të fuqishme, të cilat garantojnë respektim të të drejtave të njeriut, e ne do të mbetemi besnikë ndaj qasjes sonë dhe si vend do të ecim së bashku me ju”, tha ambasadori.

Ai përkujtoi se vendi para disa viteve ka pasur probleme serioze me lirinë e mediave, por vlerësoi se është vërejtur përmirësim të gjendjes në këtë sferë në vitin 2017. Për këtë shkak një nga aktivitetet në të cilat iu përkushtua Ambasada holandeze është pikërisht përparimi i informimit të lirë.Këtu e përmendi financimin e emisionit 360 gradë, i cili transmetohet në Alsat-M.

“Të gjithë jemi të vetëdijshëm për pasojat e frikshme nga situata kur askush nuk e vëzhgon vëzhguesin. Për këtë shkak shumë investiojmë në transparencë, ku mediat kanë rol të madh”, shtoi ai.

Holanda më shumë se 20 vite e përkrah Maqedoninë në sferën e përparimit të të drejtave të njeriut dhe këtu Plomp përmendi më shumë projekte.

Ligjerimi në kuadër të Forumit diplomatik të Fakultetit u mbajt me rastin e shënimit të Ditës së të Drejtave të Njeriut, që u shënua më 10 dhjetor.

LEXO: Çështja e emrit të Maqedonisë, Nimic: Nuk do të paraqitet emër i ri magjik

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button