VMRO-PP: Varfëria në Maqedoni arrin kulmin

Partia e VMRO-Popullore shprehu shqetësimin për atë që ndodh në Maqedoni, duke menduar në atë që Agjencia për punësim fshin nga evidentimi të papunësuarit siç janë menaxherët, themeluesit në organizata joqeveritare, shoqatat humanitare dhe persona të tjerë juridikë për të cilët dihet se nuk realizojnë të hyra.  

Biljana Jovanovska nga VMRO-PP tha se në rilindjen e 100 hapave të Gruevskit ishin premtuar masa dhe projekte për uljen e varfërisë që do ta çonin popullatën në Maqedoni “deri te drita e tunelit”, kurse tani kryeministri për më pak se 4 vite ka marrë hua mbi 1 miliardë euro dhe dihet se mjetet e huazuara financiare nuk investohen në kapacitete të reja prodhuese dhe vende të reja të punës. 

Nga VMRO-PP i bën thirrje ministrit të Punës dhe Politikës Sociale, Spiro Ristovski që të dalë në TV duel dhe të debatojnë për numrin e vërtetë të të papunësuarve.

“Ristovski në emisionin e Milenko Nedelkovskit tha se ka 150 000 – 180 000 të papunësuar, kurse demantoi numrin e 270 000 të papunësuar, që ka publikuar Agjencia për Punësime të Republikës së Maqedonisë, kështu që vet ministri tërthorazi e pranoi paaftësinë që të gjen 100 000 të punësuar në të zezë”, përfundoi Biljana anëtare e VMRO-PP.

Ndërkaq VMRO-PP pas braktisjes së Marjan Dodovskit dhe kalimit të tij VMRO-DPMNE, akoma nuk ka lider.

Vendimin e Gjykatës Themelore Shkup 2 para dy javëve që të mos e regjistrojë Lubço Gjeorgievskin si lider të ri të partisë, VMRO-PP shprehimisht e ankimoi dhe për të Gjykata e Apelit të Shkupit akoma nuk është prononcuar.

Në VMRO-PP presin që Gjykata e Apelit të Shkupit do ta korrigjojnë vendimin e gjykatës më të ulët dhe se do të lejojë regjistrimin e liderit Georgievski. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button