Njihuni me merimangën që qesh

Njihuni me merimangën e vetme në botë që menjëherë sapo e sheh të bën për të qeshur, gjë që nuk ndodh zakonisht me merimangat e tjera, të cilat janë fobia e shumë njerëzve. Kjo është merimanga e ashtuquajtur “Fytyra e lumtur”. 

Krijesa e vogël, këtë nofkë e ka marrë për shkak të shenjave të çuditshme në trupin e saj, të cilat të krijojë idenë e një fytyre që është duke buzëqeshur. Ajo gjendet në ishujt Haëaii dhe ka përmasa shumë të vogla, arrin të rritet vetëm 5 mm dhe është shumë e vështirë ta shohësh me sy të lirë.

Sipas studiueseve, kjo specie e rrallë dhe shumë e këndshme është e padëmshme për njerëzit. Personi që arriti të realizonte fotot e veçanta të “Fytyrës së lumtur” është një i ri nga Masaçusets, dhe thotë se kërkoi shumë nëpër pyll përpara se ta pikaste një prototip të saj nën një gjethe. 

“Në fillimi mbeta i shtangur për përmasat e saj aq të vogla, duhet me doemeos një xham zmadhues që të dallosh ‘buzëqeshjen’ e  saj, por është një gjë me të vërtetë fantastike se sa e mistershme dhe e lloj-llojshme është natyra”, – thotë ai.

Lajme të ngjashme

Back to top button