Më 19 dhjetor do të mësohet nëse familja e të vrarit nga Luboteni do të dëmshpërblehet me 1 milion euro
Më 19 dhjetor, Gjykata Themelore Shkupi 2 do të sjell vendim nëse familja e të vrarit Rami Jusufov nga fshati Luboten i Shkupit do të fitojë dëmshpërblim 1 milion euro në rastin kundër MPB-së dhe Johan Tarçullovskit, njofton Portalb.mk.
Jusufov u vra në fshatin Luboten në vitin 2001 nga forcat policore të Maqedonisë, ndërkaq nëse Gjykata sjell vendim që familja të dëmshpërblehet, mjetet do të paguhen nga buxheti i MPB-së, pasi që Gjykata tanimë ka sjell vendim me të cilën e ka hedhur poshtë kërkesën për zgjerim të padisë kundër Tarçullovskit.
Familja thirret në vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare në Hag, ku shkruan se Tarçullovski ka marrë pjesë si përfaqësues i forcave të sigurisë mu në atë fshat ku janë bërë masakra në fshatin Luboten, ku në mesin e të vrarëve ka qenë edhe Jusufov.
Tarçullovski, në burgun në Sheveningen ishte dërguar më 16 mars të vitit 2005 me kërkesë të Tribunalit të Hagës. Gjykata në vitin 2008 e liroi ish ministrin Lube Boshkovski nga akuzat për kryerjen e krimeve të luftës në fshatin Luboten, por megjithatë, Tarçullovski u dënua me burg prej 12 vjetësh.
Tarçullovski, momentalisht gjendet në burg shtëpiak për ndodhitë e përgjakshme më 27 prill në Kuvend.
LEXO MË SHUMË:
- Qeveria BDI-VMRO ia kanë ndarë Tarçullovski nga 5000 euro në muaj
- Tarçullovski nuk ndjen faj për masakrën e Lubotenit
- Shkup, reagime të ashpra për skandalin me të dënuarin për krime lufte Tarçullovski
- Tarçullovski, nga i dënuar për krime lufte në kandidat për deputet
- Jankullovska: Është nder të pritet Tarçullovski, ai ka bërë gjithçka për Maqedoninë
- Bota për pritjen e kriminelit të luftës Johan Tarçullovski
- Gruevski përqafoi Tarçullovskin, shqiptarët e quajnë vrasje të dytë për to
- Festë e madhe dhe 200 autobusë falas për ta pritur Tarçullovskin
- Avioni i Qeverisë do ta sjell të liruarin Johan Tarçullovski, përgjegjës për masakrën e Lubotenit
- Përgjegjësi për masakrën e Lubotenit, Tarçullovski nderohet edhe nga presidenti Ivanov
- Pritja e Tarçullovskit tregon se vrasësit e shqiptarëve janë hero për maqedonasit?