Recetë gatimi: Kek me arra dhe sherbet
Përbërësit
- 6vezë
- 1,5 filxhanë çaji arra
- 1,5 filxhanë galete
- 1,5 filxhanë sheqer
- Një zarf vanilje
- 1 lugë kafeje kanellë
- 200gr gjalpë
- 1filxhan miell farina
- 1 zarf pluhur pjekje
Përgatitja
- Rrahim vezët me sheqerin, me pas gjalpin dhe përbërësit e tjerë, një nga një.
- E pjekim në 180 gradë për 40 minuta
Për sherbetin
- Përgatisim sherbet me 2 gota ujë dhe 1 gotë sheqer, lëkurën e 1 limoni të tërë, 1 shkop kanelle dhe 3-4 karafila. Të ziejnë për 7-8min pasi merr valë.
- Gjysmën e limonit e shtrydhni brenda shurupit në fund.
- Keku të jetë i ftohtë ndërsa sherbeti të hidhet i nxehtë.\
Burimi: Shendeti.al