Zotëri Trump mos luani me zjarrin, Jeruzalemi është vija e kuqe!

SHBA dhe presidenti Donald Trump ka paralajmëruar Ministrinë e Jashtme dhe ambasadën amerikane në Tel Aviv,  se ditët e ardhshme do ta njoh Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit. Izraeli në luftën 6-ditore më 1967 me Shtetet Arabe, Egjyptin, Sirinë dhe Jordaninë, okupojë pjesën veriore të Jeruzalemit, dhe më vonë e aneksoi gjithë Jeruzalemin për ta shpallur kryeqytet të shtetit ҫifut Izrael. Bashkësia Ndërkombëtare dhe Kombet e Bashkuara nuk e njohën deri tani si kryeqytet edhe se Izraeli e përdori me gjithë institucione dhe parlament si kryeqytet të tyre. Donald Trump ka njoftuar aleatët dhe presidentin palestinez Mahmoud Abbas dhe aleatin më të ngushtë Arabinë Saudite. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidenti Reuven Rivlin thanë se është dhuratë e Zotit, dhe se populli izraelit ka pritur më se 3000 vjet, dhe 70 vjet pas shpalljes së Izraelit si shtet sovran dhe i pavarur.

Me vendimin e presidentit amerikan Donald Trump para televizioneve dhe mediave, se ka ardhur koha dhe në fund do ta njohim Jeruzalemin kryeqytet të Izraelit, gjithë muslimanët në tërë botën janë tronditur, kurse për Shtetet Arabe ishte thikë pas shpine njohja e Jeruzalemit kryeqytet të shtetit izraelit. Lideri i Hamasit Ismail Huniyeh, tha që nuk jemi befasuar tani është hapur Kutia e Pandorës. Reagime dhe kritika të ashpra ka pasur nga gjithë shtetet e botës. Njohja e Jeruzalemit kryeqytet të Izraelit nga presidenti Donald Trump është poshtërim dhe provokim për gjithë muslimanët  në tërë botën, tha një correspondent nga Londra.

I pari lider që ngriti zërin ishte Recep Tayyip Erdogan. Ai iu drejtua presidentit amerikan me fjalë të ashpra. Zoti Trump, ju lutem mos luani me zjarrin, për muslimanët Jeruzalemi është vijë e kuqe. Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan, ka paralajmëruar se do ta heqë ambasadorin dhe diplomatët nga Washingtoni. Tayyip Erdogan mori në telefon edhe kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanyahu, për pasojat që mund të ketë në Lindjen dhe tërë rajonin. Netanyahu i kishte thënë, se nuk e di shkakun se pse shqetësoheni!.

Është legjitime e popullit hebre, mëse 3000 vjet Jeruzalemi ka qenë djepi dhe shpirti i popullit të Izraelit, tha kryeministri Benjamin Netanyahu. Sipas tezës Netanyahut, në Amerikë  fiset indiane  ta  marrin Washingtonin, grekët Kostandinopojën (Stambollin) kurse sllavët Berlinin, pasi deri në shekullin  e 5-të  ishte  banuar me sllavë. Një koleg i punës më tha jam shumë i shqetësuar dhe i brengosur. Nuk jemi të sigurt askund nga grupet dhe organizatat terroriste si dhe atentatet  në Europë, pastaj nga Donald Trump me sharjet dhe talljet e tij që i injoron liderët dhe politikanët europjanë. Për Donald Trump, liderët dhe politikanët europian si tinejxhër, si dhe sllogani i tij Amerika First  (Amerika e para) është amerikanocentriste, diskriminuese dhe majorizuese ndaj popujve dhe shteteve tjera.

“Mungesa e shpirtit kritik”

Në botën arabe nuk ka dissident elita intelektuale, shpirt kritik  që ta ngrenë zërin, të demostrojnë dhe rezistojnë kundër autokratëve dhe despotëve të tyre. Balzak apelonte tek shkrimtarët, intelektualët, akademikët që ta ngrenë zërin, kundër tiranisë. Ai thoshte zëri i tyre është zëri i Zotit. Shkrimtarët, aktorët, intelektualët në botën arabe siҫ duket janë pajtuar kanë ngelur në margjin dhe pasivitet, janë instrumentalizuar dhe janë bërë kukulla të regjimeve, thotë një dissident sirian. Ai më tej vazhdon, një pjesë  e kuadrove të frustruar dhe të zhgënjyer nga qeveritë dhe liderët e tyre, kanë dezertuar dhe rekrutuar në organizatat terroriste.

“Inspirimi dhe frymëzimi i sulmuesve vetvrasës”

Fillimi dhe zanafilla e vetvrasësve kamikazë dhe atentateve e kanë origjinën nga grupet radikale dhe ekstremiste palestineze si mostër dhe frymëzim. Sulmi vetvrasës, i pari ka filluar në fillim të viteve 80-të, nga një femër 6-muajshe shtatzënë krishtere. Ajo kreu aktin e parë. Kjo femër që bëri këtë akt dhe flijojë  foshnjën e palindur nuk ishte indoktrinuar dhe as e frymëzuar nga religjionet islame apo krishtere, pasi islami dhe krishterizmi ndalojnë  akte të tilla. Sipas një studio ankete, shtrohej pyetja se a ishte terroriste kjo grua?.

I vetmi mjet rezistence, armë për të luftuar me armikun ishte të merrte dinamitin dhe të hidhej në erë me gjithë foshnjën 6-muajshe, që kishte në bark. Sipas sondazhit për shumicën ajo nuk ishte terroriste. Po ta quanin dhe terroriste nuk ishte me rëndësi.  Me rëndësi ishte se për popullin palestinez kishte ngelur ikonë, mit dhe heroinë. Sot shumë vajza palestineze bartin emrin e kësaj heroine. Të njëjtën frazë e përsëriti dhe publicisti Shkëlzen Maliqi më 1997 në revistën NIN. Shtypi dhe mediat serbe akuzonin dhe etiketonin shqiptarët si iridentist, separatistë dhe terroristë. Autori tha se nuk është me rëndësi si do ti quanin dhe konsideronin ata, me rëndësi është sesi populli do ti perceptojë dhe vlerësojë. Nëqoftëse vazhdon presidenti Donald Trump dhe më tej t’i injorojë aleatët që i kanë mbetur, siҫ janë Turqia dhe Arabia Saudite i kthehet mesjetës me flamuj të vjetër të kryqëzatave, sigurisht se do ti humb edhe supermacia dhe si lidershipi i botës do të marrë fund.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button