Apple hyn në bisedime për blerjen e aplikacionin e “Shazam”

Apple ka hyrë në bisedime për të blerë Shazam, softueri i të cilit identifikon muzikën dhe këngën duke drejtuar telefonin drejt burimit të saj, raportoi TechChrunch.

Aplikacioni i Shazam në iPhone është i integruar me asistentin dixhital Siri të Apple. Përdoruesit e iPhone me Shazam të instaluar mund të pyesin Sirin “Hey Siri, what’s that song?” dhe aplikacioni menjëherë do e identifikojë.

Por Shazam ka veçori të tjera si identifikimi i shfaqjeve televizive diçka e pamundur me Sirin.

Sipas TechCrunch Apple është e gatshme të paguajë deri në 400 milionë dollarë dhe marrëveshja mund të arrihet javën e ardhshme.

Shazam, me zyra qendrore në Britani kishte ngritur në të kaluarën 143 milionë dollarë nga DN Capital, Institutional Venture Partners dhe Kleinder Perkins.

Çmimi që TechCrunch raporton është shumë larg vlerës prej 1 miliard dollarë të Shazam raportuar së fundi nga PitchBook.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button