To Vima: Aktiviteti turk para Çikagos, shqetësues

Gazeta greke To Vima shkruan se edhe përkundër asaj se çështja e zgjerimit të NATO-s dhe pranimit të Maqedonisë në NATO nuk do të jenë në agjendën e Samitit në Çikago, diplomacia greke ka ngritur alarm pas paralajmërimeve nga Turqia dhe anëtarë tjerë të Aleancës se do të bëjnë presion në Çikago.

Sipas gazetës, arsyeja për shqetësim të diplomacisë greke janë kërkesat e Turqisë në Samitin në Çikago të diskutohet për vendimin e gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë në Hag, e cila vendosi që Greqia në mënyrë joligjore ka venduar veto për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO në Samitin e Bukureshtit në vitin 2008.

To Vima citon nga burime diplomatike se Athina nuk pret befasi në Samitin në Çikago, sidomos pasi që përfaqësues të SHBA-ve dhe sekretari gjeneral i NATO-s Anders Fog Rasmusen përkujtuan se pranimi i Maqedonisë në NATO duhet të bëhet me konsensus të të gjithë vendeve anëtare.  

To Vima përmend edhe Slloveninë, Kroacinë, Norvegjinë dhe Britaninë si vende të cilat e përkrahin pozitën turke dhe kërkojnë që me pranimin e Maqedonisë në NATO të forcohet siguria e rajonit.

Gazeta shton se Turqia ka ndikuar që në Çikago të organizohet takim i veçantë i katër vendeve kandidate, Maqedonisë, Malit të Zi, Bosnës dhe Hercegovinës dhe Gjeorgjisë, me 28 vendet anëtare.

Lajme të ngjashme

Back to top button