KB: Për gjashtë ditë në kryeqytetin e Jemenit vriten rreth 230 persona

Rreth 230 persona u vranë, ndërsa mbi 400 u lënduan gjatë gjashtë ditëve të konfliktit në kryeqytetin e Jemenit, kumtoi Xhejmi Makgoldrik, koordinator i KB-së në vend.

Makgoldirk deklaroi se ndërprerja e sulmeve ajrore dhe aktivitetit ushtarak u ka mundësuar civilëve të kërkojnë ushqim dhe ndihmë. Ai e përshkroi situatën humanitare si “frustruese” dhe shfaqi shpresë se thirrjet e presidentit amerikan, Donald Tramp, të sekretarit të përgjithshëm të KB-së, Antonio Guteresh dhe të tjerëve ndaj Arabisë Saudite të japin rezultat.

Koalicioni i kryesuar nga Arabia Saudite kundër kryengritësve huthë vendosi bllokadë në portet jemenase para një muaji, kur Riadi rrëzoi një raketë të hedhur nga Jemeni.

Koordinatori i KB-së për ndihmë humanitare në Jemen theksoi se 15 anije me ndihmë humanitare dhe anije transportuese ndodhen në Detin e Kuq, në afërsi të portit Hodejda dhe presin leje për të hyrë në portet dhe ta dorëzojnë mallin. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button