Padi penale për drejtorin e “TTK-Bankës”-Shtip

Policia e Shtipit ngriti kallëzim penal kundër tridhjetë e katër vjeçarit A.J drejtor i “TTK Banka”-Filiala Shtip për vepër penale keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit.

Drejtori i bankës në Shtip, sipas informatave policore, në periudhë prej tetorit të vitit 2011 deri në shkurt të këtij viti shumë herë me dokumente pa nënshkrim dhe të falsifikuara për transferim dhe ngritje të parave të gatshme, ka kryer transaksione përmes llogarive të më shumë personave juridik dhe fizik, komintentë të bankës. Në këtë mënyrë ai dëmtoi “TTK Bankës” për rreth 120.000 euro. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button