Zjarret e fuqishme kërcënojnë shtëpitë dhe banorët në veri-perëndim të Los Anxhelesit (Video)
![](https://i1.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2017/12/E9C8ABE8-FB07-4DF3-B050-4E2A89A66E91_w1023_r1_s.jpg?fit=1023%2C575&ssl=1)
Autoritetet amerikane në shtetin perëndimor të Kalifornisë u kanë bërë thirrje dhjetëra mijëra banorëve të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të kërcënimit që vjen nga zjarret e fuqishme që kanë përfshirë zonën veri-perëndimore të Los Anxhelosit, transmeton VoA.
Mbi 30 shtëpi janë djegur dhe përhapja e zjarrit është ndihmuar nga erërat e forta e të thata.
Kryebashkiaku i Los Anxhelosit Eric Garcetti tha se deri më tani janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndaj sipas tij është e rëndësishme që njerëzit të largohen nga zonat në rrezik.
Dje zjarri pranë qytetit të Santa Clarita-s u përhap në një sipërfaqe prej rreth 12 kilometrash katrorë brenda pak orësh.
Zjarrfikësit pritet të jenë të angazhuar për shuarjen e zjarreve gjatë gjithë javës.