Kumanovë, Projekti “Sport po, drogë jo”

Në palestrën e sporteve “ Faik Konica” në fshatin Sllupçan të Komunës së Likovës, sot u realizua projekti “Sport po, drogë jo” me pjesëmarrjen e nxënësve të disa shkollave në turniret e organizuara me këtë rast në futboll dhe hendboll. 

“Me këtë projekt dëshirojmë që tek të rinjtë të ndërtojmë frymë sportive dhe ti largojmë nga dukuritë e rrezikshme devijuese siç është droga. Këtë qëllim mëtojmë ta arrijmë përmes shoqërimit dhe frymës garuese në sporte të ndryshme “ deklaroi për Portalb, Salami Isufi na SPB e Kumanovës. 

Të theksojmë se ky proekt u realizua në bashkëpunim të OSBE, Komunës së Likovës dhe SPB të Kumanovës. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button