“Katimerini”: SHBA-ja kthehet në Ballkan

Vizitën në Uashington të ministrave të punëve të jashtme të vendeve të rajonit, gazeta greke “Katimerini” e komenton si hapa të parë për kthimin e SHBA-në në Ballkan. Në tekst, korrespondentja e gazetës nga Uashingtoni, e transmeton deklaratën e këshilltarit për siguri nacionale të Trampit, Herbert Makmaster, se rajoni është prioritet i lartë për SHBA-në, diçka që sipas analistëve, “nuk ishte e dukshme në vitet e fundit”.

Gazeta e përmend edhe shqetësimin e amerikanëve për ndikimin e madh rus në rajon, në periudhën kur Ballkani merr rëndësi gjithnjë e më të madhe strategjike për Evropën për shkak të pozitës kyçe për luftën me terrorizmin dhe kontrollin e migrimit.

Duke i analizuar deklaratat e funksionarëve amerikanë, gazetarja shkruan se SHBA-ja dëshiron ta përforcojë bashkëpunimin me vendet e rajonit, ndërsa e transmeton edhe deklaratën e Reks Tilerson, se Uashingtoni do të bashkëpunojë me BE-në për stabilitet, paqe dhe prosperitet në vendet e Ballkanit Perëndimor.

“SHBA-ja i mbështet aspiratat euro-atlantike të vendeve të rajonit për integrimin në NATO dhe BE, që të shpejtohen reformat dhe të përforcohet stabiliteti edhe në këto korniza, ngushtë i ndjekin negociatat e Athinës dhe të Shkupit në çështjen për emrin e IRJM-së”, shkruan “Katimerini”.

Sipas gazetës, në administratën amerikane, me agjendën për Ballkanin Perëndimor tashmë merren nënpresidenti Majk Pens dhe sekretari shtetëror për mbrojtje Xhejms Matis, por edhe përfshirja e gjeneralit Makmaster, siç shkruan “Katimerini”, është e rëndësishme të ekzistojë strategji e qartë.

“Në rajon, si protagonistë të rinj paraqiten ndihmës sekretari i ri shtetëror për Evropën, Ves Miçel, i cili sipas informacioneve, merr drejtim dhe propozime së shpejti ta vizitojë rajonin. Edhe përfaqësues të tjerë zyrtarë janë lojtarët kryesorë, siç është zëvendës ndihmës sekretari shtetëror Hojt Brajan Ji, i cili e njeh Ballkanin dhe pritet së shpejti të kthehet në rajon si ambasador në Shkup ose në Tiranë”, thekson korrespondentja e “Katimerini”-t nga Uashingtoni.

Nënkryetari i Këshillit atlantik në Uashington, Dejmon Uilson, për gazetën greke thotë se Greqia do të mund të luajë rol të veçantë në rajon me ringjalljen e Agjendës së Selanikut për Ballkanin Perëndimor nga viti 2003.

“Uilson mendon se riaktivizimi i SHBA-së duhet të zhvillohet në bashkëpunim të ngushtë me Athinën. Pothuajse 15 vjet pas deklaratës në Selanik dhe pasi disa vende rrezikuan ta humbin orientimin e tyre, propozon ripërtëritjen e tyre edhe atë në bazë transatlantike”, shkruan gazeta në analizën e gjerë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button