Ambasadori Breth takoi Bexhetin
Dje në komunën e Tetovës ka qëndruar për vizitë ambasadori i OSBE-së Ralf Breth i cili është pritur nga kryetari i komunës së Tetovës Sadi Bexheti.
Dy bashkëbiseduesit kanë diskutuar për infrastukturën në komunën e Tetovës dhe për problemet që kjo komunë ka.
Kryetari Sadi Bexheti tha se më ambasadorin e Breth ka biseduar për qytetin, aktivitetet dhe sfidat e kësaj komune.
Breth tha se me kryetarin e komunës së Tetovës ka folur për decentralizimin dhe për problemet e komunës.
‘Sapo u njoftova me problemet që i ka kjo komunë’, tha ambasadori i OSBE-së Breth gjatë pres konefercës duke shtuar se për momentin situata në Maqedoni është stabile dhe se para disa ditëve kishte disa protesta ku qytetarët treguan pakënaqësinë e tyre./Portalb/