Guteresh i vjen keq për tërheqjen e SHBA-së nga deklarata për emigracion

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh ka shprehur keqardhje për shkak të tërheqjes së SHBA-së nga Deklarata globale për emigracion.

Deklarata parashikonte koordinim të shteteve nga mbarë bota për çështjet me interes për emigrantët dhe refugjatët.

Administrata e Donald Trampit vlerësoi se për këto çështje janë kompetent vetë shtetet, e jo organizatat globale si KB-ja dhe kumtoi se tërhiqet nga marrëveshja.

“Shumë dispozita në deklaratë nuk janë në pajtim me politikat e SHBA-së për refugjatët dhe emigrantët”, informoi Uashingtoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button