Vritet ish presidenti i Jemenit

Ish presidenti i Jemenit, Ali Abdullah Saleh është vrarë nga rebelët Houthi ditën e hënë, përderisa ishte duke u larguar nga kryeqyteti Sanaa, pas disa ditësh të luftimeve intensive në mes të forcave të tij dhe kryengritësve.

Vrasja e Saleh nga ish aleatët e tij, u dha një goditje të rëndë shpresave për t’i dhënë fund konfliktit në këtë vend, përderisa ka rritur frikën për gjakderdhje të mëtejme në Sanaa, transmeton Klankosova.

Ministria e Brendshme e kontrolluar nga Houthi, ka bërë publik lajmin për vdekjen e liderit të Jemenit, duke thënë “militantëve të tradhtisë u ka ardhur fundi dhe lideri i tyre është vrarë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button