SHBA-ja vendosi të tërhiqet nga Marrëveshja globale e KB-së për emigracion

Presidenti i SHBA-së Donald Tramp, ka vendosur që shteti të tërhiqet nga pjesëmarrja në bisedimet për miratimin e marrëveshjes globale, me të cilin do të përmirësohen të drejtat ndërkombëtare për emigrantët dhe refugjatët. Këtë e komunikoi mbrëmë misioni i përhershëm i SHBA-së në KB.

“Sot misioni i SHBA-së në KB e njoftoi sekretarin e përgjithshëm se SHBA-ja e ndërpret pjesëmarrjen në Marrëveshjen globale për emigracion”, qëndron në kumtesën e misionit.

Në dokument theksohet se në shtator të vitit të kaluar Uashingtoni e ka nënshkruar Deklaratën e Nju-Jorkut, me të cilën të gjitha 193 shtetet anëtare të KB-së u dakorduan që të aprovojnë në vitin 2018 dy marrëveshje globale – për menaxhim të valës së emigracionit dhe për masa për refugjatët.

“Deklarata e Nju-Jorkut përmban numër të madh të dispozitave, të cilat nuk janë në pajtueshmëri me politikat e SHBA-së në sferën e emigracionit dhe për refugjatët”, bëjnë të ditur nga misioni i SHBA-së në KB.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button