Shekerinska: Është herët të gjykohet sa është e sinqertë dorëheqja e ofruar e Gruevskit

Është shumë herët për të gjykuar nëse është një manovër politike apo një deklaratë e sinqertë e udhëheqësit të VMRO-DPMNE Nikolla Gruevskit për dorëheqjen e ofruar nga lidershipi i partisë, vlerësoi sot për MIA-n, ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska.

“Për dallim nga VMRO-DPMNE, ne në LSDM themi se çështjet e partisë zgjidhen nga njerëzit e partisë. Ne nuk ndërhyjmë, është e parakohshme të gjykohet nëse është një manovër politike apo është një deklaratë e sinqertë. Fokusi ynë si qeveri nuk është interesi partiak i VMRO-DPMNE-së, as LSDM-së. Interesi ynë është si të stabilizojmë Maqedoninë dhe të ecim përpara duke zgjidhur çështjet e saj strategjike”, tha Shekerinska.

E pyetur nëse dorëheqja e ofruar nga Gruevski u nxit pas takimit të djeshëm me presidentin Ivanov, Shekerinska tha se nuk beson se njerëzit e parë të vendit me kryetarët e partive do të merren me atë se kush duhet të jetë kryetari i VMRO-DPMNE.

Ministrja i vlerësoi si dezinformata shkrimet në disa media se do të ketë zhvendosje ndërmjet ministrave për të mbushur postin tashmë për një kohë të gjatë të lirë ministror të Shëndetësisë. Sipas saj, javën e ardhshme do të ketë një lloj zgjidhjeje në këtë plan.

Ndërkaq lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, në një intervistë për portalin e afërt me partinë e tij “Kurir”, ka paralajmëruar se do të dorëhiqet nga pozicioni i kryetarit të partisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button