Deputetët tonë edukohen për HIV

Asociacioni për edukim shëndetësor dhe hulumtim HERA mori përsipër t’i edukojë dhe njoftojë deputetët tonë si të kyçen më tepër në luftën kundër sëmundjes HIV.

Kjo organizatë në hotelin “Best Western” organizoi punëtori me temë “Shtëpia ligjvënëse dhe HIV-politikat, ligjet, përfaqësimi”.

 “Qëllimi i punëtorisë së sotme “Shtëpia ligjvënëse dhe HIV-i” është që t’i njoftoi deputetët e Republikës së Maqedonisë për sfidat kryesore dhe mundësitë për përfshirjen e tyre si persona publikë në rritjen e vetëdijes, mirëpo edhe në përfshirjen e tyre që në mënyrë efikase të zbatohen ligjet, politikat dhe programet që kanë të bëjnë me HIV-in, që ekzistojnë në Republikën e Maqedonisë”, tha Elizabeta Bogdanovska, koordinatore e HERA-s. 

Elizabeta shpreson se me këtë punëtori do të ketë mundësi që haptazi të bisedohet për sfidat, problemet dhe mundësitë se si deputetët mund të ndihmojnë që të përmirësohet situata në Maqedoni.

Në punëtori duheshe të marrin pjesë më shumë deputetë por u dukën vetëm Silvana Boneva nga VMRO dhe Liljana Popvska nga DOM. Ndërkaq i pranishëm ishte Lord Fauler nga Dhoma e Lordëve të Britanisë së Madhe dhe Marina Davidoshfili nga Forumi parlamentar për popullsi dhe zhvillim. 

“Në Britaninë e Madhe që nga vitet e 80-at filluam me aktivitetet për të ballafaquar me çështjen HIV/SIDA. Kjo nuk ishte çështje politike ose partiake, kështu që të gjithë anëtarët e parlamentit u bashkuan dhe organizuan fushata publike për edukim. Gjithashtu u organizua edhe fushata për shkëmbimin e injeksioneve të pastra, e cila pati sukses”, tha Lord Fauler. 

Ai shtoi se të gjithë politikanët duhet të bashkohen, të ketë front të bashkuar për luftë kundër stigmës dhe diskriminimit e njerëzve me HIV/SIDA, sepse ky diskriminim i pengon këto persona që të dalin në opinion, gjithashtu bën dëm shumë të madh shoqëror. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button