Gruevski: per vrasjen nuk mund të jenë fajtorë të gjithë

“Nëse vrasësit janë maqedonas nuk mund të jenë fajtorë të gjithë maqedonasit, e nëse janë shqiptarë nuk do të thotë se janë fajtorë të gjithë shqiptarët…Këtë e dëshirojnë ata që nuk ia dojnë të mirën Maqedonisë. Duhet të jep llogari ai që e ka bërë këtë për shkak se monstruma të tillë paraqiten në shumë shtete”, theksoi kryeministri Nikolla Gruevski para banorëve të komunës Aerodrom në tribunën e partisë së tij VMRO-DPMNE, që u mbajt në sallën “Jane Sandanski”.

Duke theksuar se deri më tani nuk ka parë aq shumë motivim tek pjestarët e MPB-së për gjetjen e kryerësve tha se beson se do të arrijnë në përpjekjet, porse doemos duhet t’u jepet kohë.

“Vërejtja se shumë pjestarë dhe politikanë po tentojnë që prej kësaj të bëjnë spekulime dhe trazira mes qytetarëve dhe tensione ndëretnike dhe përleshje. Do të vjen koha për të cilën fuqishëm besoj në atë se kur të gjenden vrasësit dhe pavarësisht se kush janë dhe cilit etnitet i takojnë do të përgjigjen para ligjit dhe do të pendohen për atë që e kanë bërë”, theksoi Gruevski.

Porositi të mos bihet pre e atmosferës të cilën dikush dëshiron ta krijojë dhe kërkoi që të mos shpallen fajtorë tërë etnikume./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button