Rusia nuk dëshiron zgjidhje ushtarake për krizën me Phenianin

Rusia angazhohet për zbatim të mjeteve diplomatike në zgjidhjen e problemeve me Korenë e Veriut, por shumë vende, mes të cilave edhe SHBA-ja, Japonia dhe Koreja e Jugut, nuk e përjashtojnë mundësinë për zgjidhje ushtarake të krizës, deklaroi dje sekretari i Këshillit rus për siguri, Nikollaj Patrushev.

Ai theksoi se Rusia punon në atë të mos lejojë skenar ushtarak për zgjidhje të krizës koreanoveriore.

“Disa vende të caktuara nuk e përjashtojnë zgjidhjen ushtarake. Ne bashkëpunojmë me to për të mos lejuar atë. Para së gjithash me SHBA-në, por edhe me fqinjët”, tha Patrushev.

Ambasadori i përhershëm rus në KB, Vasilij Nebenzia të martën i bëri thirrje Phenianit që t’i ndërpresë testet bërthamore, ndërsa SHBA-ja dhe Koreja e Jugut t’i anulojnë stërvitjet ushtarake të planifikuara për në dhjetor, sepse kjo “do ta ndizte situatën edhe ashtu shpërthyese” në rajon.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button