Një aeroplan i “Turkish airlines” ateroi në Sudan për shkak të alarmit për bombë

Një aeroplan për pasagjerë i kompanisë ajrore turke “Turkish airlines” në mënyrë të obligueshme ateroi në portin Hartum në Sudan, për shkak të alarmit për bombë të vendosur në fluturake, theksoi përfaqësuesi zyrtar i Drejtorisë për Aviacion Civil në Sudan, Abdel Hafez Abdel Rahim.

Sipas tij, aeroplani “Boing 738” në të cilin kanë qenë 107 pasagjerë ka qarkulluar në relacionin Najrobi – Kajro, kur ka marrë alarm për mjet shpërthyes, të vendosur në aeroplan. Mediat e Kuvajtit kumtuan se kanosjen potenciale e ka alarmuar njëri prej pasagjerëve të aeroplanit.

Rahim theksoi se për momentin pjesëtarët e shërbimeve speciale janë duke e kontrolluar aeroplanin dhe është duke u udhëhequr hetim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button