Nikolla Dimitrov takohet me Reks Tillerson, ja çfarë biseduan (VIDEO)

Shefi i Diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, dje në Stejt Departamentin e Shtetit është takuar me sekretarin shtetëror të SHBA-së, Reks TIllerson, me të cilin ka biseduar për gjendjen aktuale politike në Republikën e Maqedonisë dhe në rajon dhe është njoftuar me aktualitetin në procesin për tejkalimin e dallimeve rreth çështjes së emrit me Greqinë, informojnë nga Kabineti i ministrit, njofton Portalb.mk.

“Maqedonia është mik dhe partner i SHBA-së. Jemi të bindur se me ndihmën tuaj dhe udhëheqësinë dhe me ndihmën e bashkëpunëtorëve evropian, së shpejti do të jemi pjesë e familjes së NATO-s. Përkushtimi ynë dhe vendosmëria është e madhe, ndërkaq qëllimi është që ta shfrytëzojmë mundësinë që na jepet”, ka deklaruar Dimitrov.

Duke informuar pë reformat në Maqedoni, Dimitrov ka theksuar se Qeveria do që të ndërtojë institucione të fuqishme dhe dekomratike dhe do ta përforcojë sundimin e së drejtës, që Maqedonia të bëhen anëtare e plotë e komunitetit euro-atlantik..

Dimitrov e ka riafirmuar orientimin e Qeverisë së Maqedonisë duke e rritur në mënyrë të shkallëzuar buxhetin për Mbrojtjen në pajtueshmëri me kërkesën e Aleancës, për ruajtjen e sigurisë ndërkombëtare dhe për luftën kundër terrorizmit.

Në kontekst të marrëdhënieve me fqinjët dhe të gjendjeve në rajon, Dimitrov ka theksuar se “moszgjidhja e problemve tërheq përgjegjësi politike”.

“Sekretari gjeneral i SHBA-së, Reks Tillerson, ka theksuar se Maqedonia është në rrugë të mirë që të jetë e suksesshme dhe shembull për rajonin. Ai ka theksuar se SHBA do të vazhdojë që të ketë rol pozitiv në stabilitetit dhe në zhvillimin e rajonit dhe se do të kërkojnë mënyrë që të ndihmojnë. Tillerson ka dhënë mbështetje për agjendën reformuese, duke e thirrur Qeverinë që të vazhdojë me zbatimin e tyre”, ka deklaruar MPJ.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button