SHBA: Nuk dëshirohet luftë me K. Veriore, por ky regjim do të shkatërrohej

Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, tha se Shtetet e Bashkuara nuk dëshirojnë luftë me Korenë Veriore, por ka tërhequr vërejtjen se “regjimi i Koresë Veriore do të shkatërrohej tërësisht” nëse “aktet e vazhdueshme të agresionit të saj” çojnë në luftë, transmeton REL.

Duke folur mbrëmë vonë para seancës së jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ambasadorja Haley tha se testi i fundit i Koresë Veriore i raketës së fuqishme ndërkontinentale balistike, për të cilën është pretenduar se mund të arrijë në tokën e Shteteve të Bashkuara, e ka shtuar emergjencën që të gjitha vendet t’i shkëpusin lidhjet me Phenianin.

Ajo i ka bërë thirrje Kinës, që është partneri më i madh tregtar i Koresë Veriore, që t’i ndërprejë të gjitha furnizimet me naftë për Korenë Veriore.

“Diktatori i Koresë Veriore ka marrë vendim dje që na sjell më afër luftës, e jo më larg nga ajo”, tha Nikki Haley.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button