Ndërroi jetë Sllobodan Praljak pasi piu helm pas shqiptimit të dënimit me burg prej 20 viteve nga ana e Tribunalit të Hagës

Sllobodan Praljak, i cili është një nga të akuzuarit në rastin “Përliq” kundër ish-liderëve politikë dhe ushtarakë të Herceg-Bosnjës së vetëshpallur, ka ndërruar jetë, pasi që ka pirë diçka, për të cilën pohoi se është helm pas shqiptimit të dënimit me burg prej 20 viteve nga ana e Tribunalit të Hagës, njoftuan mediat kroate.

“Sllobodan Praljak nuk është kriminel lufte. E përçmoj aktvendimin”, deklaroi Praljak dhe piu diçka nga një shishe e vogël.

“Atë që e piva është helm”, theksoi Praljak, pas çka u ndërpre shqiptimi i dënimit.

Праљак

Para ndërprerjes, Tribunali i Hagës, Bruno Stoiqit, i cili gjatë luftës ka qenë shef i Sektorit për mbrojtje dhe i angazhuar për disa njësi të forcave të armatosura të Herceg-Bosnës, përkatësisht HVO-së, gjithashtu iu konfirmua dënimi prej 20 viteve burg.

Këshilli ankimues i Hagës sot në suaza të aktvendimit për gjashtë të dyshuarit konfirmoi se ka ekzistuar konflikt i armatosur ndërkombëtar në BeH dhe gjendje okupimi, ndërsa konfirmoi edhe ekzistim të veprimit të bashkuar kriminel kroat me qëllim të spastrimit etnik në disa pjesë të BeH-së.

Këshilli me shumicë votash, pa dallim të mendimit të kundërt të kryesuesit të gjykatës, Zhan Klod Antoneti, në aktvendim fuqiplotë konkludoi se konflikti mes HVO-së dhe Armatës së BeH-së në vitin 1993 dhe 1994 paraqet konflikt ndërkombëtar me përzierje të Kroacisë dhe se shumica e krimeve ndaj popullatës myslimane në Herceg-Bosna, për të cilat ngarkoheshin të akuzuarit, janë kryer në suaza të veprimit të bashkuar kriminel në të cilin kanë marrë pjesë edhe një pjesë e kreut politik dhe ushtarak të Republikës së Kroacisë, përfshirë edhe presidentin e atëhershëm, Franjo Tugjman.

фрањо туѓман

Të akuzuarit Jadranko Përliq, ish-lider i Këshillit kroat për mbrojtje (HVO) dhe kryetar i qeverisë së Republikës së vetëshpallur kroate Herceg-Bosna, i është refuzuar ankesa në tërësi. Këshilli ankimues i konfirmoi dënimin prej 25 viteve.

Lidhur me ankesat ndaj dënimeve në procedurë të shkallës së parë, të gjithë, përveç Praljak, kishin parashtruar padi. Të gjitha paditë, edhe të mbrojtjes e edhe të të akuzuarve, janë refuzuar.

Të akuzuarit hedhin poshtë se qëllimi përfundimtar, për presidentin kroat, Franjo Tugjman dhe liderët e tjerë, ka qenë krijimi i entitetit të psoaçëm dhe bashkimi me kroatët, por argumentet e tyre janë hedhur poshtë.

Praljak ankohej se me braktisjen e të gjitha funksioneve në HVO ka ndaluar së qenuri edhe pjesë e veprimit të bashkuar kriminel.

Megjithatë, Këshilli ankimues e konfirmoi kontributin e tij.

Përliq është përgjegjës për 26 incidente të ndara, Sojiq për 30, Praljak për 32, Petkoviq për 18, Qoriq për 31 dhe Pushiq është përgjegjës për 35 incidente.

Хашки Трибунал  .jpg

Këshilli ankimues duhet të shqiptojë aktvendime përfundimtare për zëvendëskomandantin e HVO-së, Milivoj Petkoviq, i cili në mënyrë jo të plotfuqishme është dënuar me 20 vite burg.

Aktvendime presin edhe komandanti i policisë ushtarake të HVO-së, Valentin Qoriq (i dënuar me 16 vite burg), Branisllav Pushiq, kryetar i Komisionit për këmbim të të burgosurve të luftës (në shkallë të parë i dënuar me 10 vite burg).

Paraprakisht, gjykata në Hagë i liroi të akuzuarit në rastin “Përliq” për krime ndaj civilëve në Mostar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button