Deklarata e Guardiolas pas takimit

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola ka thënë se ai nuk mund të kritikojë lojën e Chelseat i cili luajti në mënyrë defanzive, duke shtuar se ata tani janë favorit për të kaluar në finale.

“Ne kemi gofitur 24 herë në portë. Sfida do të jetë e njëjtë edhe në Camp Nou. Unë nuk jam këtu për t’i treguar kundërshtarit sesi të luajë”.

“Unë e kam ditur se rastet do të na kushtojnë. Ne kemi krijuar raste kundër 11 lojtarëve të mbyllur, dhe një kundërsulm na kushtoi”.

“Unë nuk jam trajner i Chelseat. Ne duhet të gjejmë sekretin për të krijuar më shumë raste. Unë nuk jam këtu për t’i treguar kundërshtarit sesi të luajë. Njerëzit mendojnë se Barcelona ishte shumë më e mirë. Favoriti tani është Chelsea”.

“Tani sfida për ne në Camp Nou është të shënojmë dhe të krijojmë më shumë raste”, e përmbylli deklaratën e tij Guardiola./lajmesport

Lajme të ngjashme

Back to top button