Hagë, shqiptohet aktvendimi për “Herceg-Bosnën” dhe për krimet ndaj myslimanëve

Tribunali i Hagës sot do ta shqiptojë aktvendimin e shkallës së dytë në rastin “Përliq”, nga i cili varet nëse kreu i dikurshëm shtetëror i Kroacisë do të shpallet përgjegjës për pjesëmarrje në krim të përbashkët ndaj myslimanëve në të ashtuquajturën “Herceg-Bosna”.

Nëse Këshilli ankimues i Tribunalit e konfirmon vendimin e shkallës së parë, ky do të ishte aktvendimi i parë me të cilin kreut politik kroat i përshkruhet përgjegjësia për “veprim të përbashkët kriminel”.

Bëhet fjalë për rastin për të cilin me aktvendim të shkallës së parë të Tribunalit në vitin 2013 gjashtë ish-funksionarë të lartë të Republikës së ashtuquajtur “Herceg-Bosna” dhe Këshillit kroat për mbrojtje (HVO) janë dënuar me gjithsej 111 vite burg për shkak të krimeve ndaj myslimanëve në Bosnjë e Hercegovinë në suaza të “veprimit të përbashkët kriminel”, në të cilin ka marrë pjesë edhe një pjesë e kreut politik dhe ushtarak të Kroacisë, përfshirë edhe presidentin Franjo Tugjman.

Në mars të këtij viti, Prokuroria e Tribunalit të Hagës kërkoi nga Këshilli ankimues t’u shqiptojë dënim dyfish më të madh dhe t’i dënojë me ligj me gjithsej 220 vite burg.

Tribunali i Hagës paraprakisht kumtoi se ky rast është “më i madhi dhe më i komplikuari para asaj gjykate”.

Gjykimi filloi më 26 prill të vitit 2006, ndërsa Prokuroria përfundoi me prezantimin e dëshmive të veta prej vitit 2008 në vitin 2010 kur u dëgjuan 249 dëshmitarë.

Mbrojtja dëshmitë e veta i prezantoi prej vitit 2008 deri në vitin 2010 kur u dëgjuan gjithsej 77 dëshmitarë.

Aktvendimi, i cili është shqiptuar më 29 maj të vitit 2013, ka më shumë se 2.600 faqe, përfshirë edhe mendime të ndara të dy gjykatësve.

Ky vendim do të jetë aktvendimi i fundit i Tribunalit, i cili sot do ta prëfundojë punën e vet 24-vjeçare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button