Pheniani: Lansuam raketë me rreze veprimi deri te SHBA-ja

Pheniani konfirmoi se ka kryer testim raketor. Koreja e Veriut sot gjuajti me sukses një lloj të ri të raketës balistike interkontinentale “Hvason-15”, e cila ka rreze veprimi deri te SHBA-ja, u kumtua në televizionin shtetëror verikorean.

Raketa e testuar  balistike interkontinentale “Hvason-15” mund të bartë mbushje bërthamore dhe ka rreze veprimi deri tek i tërë territori kontinental i SHBA-së.

Në porosinë televizive të lexuar nga një zëdhënës, thuhet se testi raketor është kryer me urdhër personal të liderit Kim Xhong Un.

Raketa është më e fuqishmja deri mët nai, duke pasur parasysh atë që për 53 minuta ka fluturuar 950 kilometra dhe ka arritur lartësinë prej 4475 kilometrave.

Përfaqësues të shërbimit sekret jugkorean sot, në dëgjimin në parlamentin në Seul, kumtuan se Veriu komunist sipas të gjitha gjasave së shpejti do të kryejë test të ri bërthamor apo armë termobërthamore.

Paraprakisht, sekretari amerikan i Shtetit, Reks Tillerson e dënoi gjuajtjen e raketës balistike dhe i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të dërgojë në Phenian porosi të njëzëshme që të heqë dorë nga zhvillimi i armëve për shkatërrim masovik.

Në deklaratën e Departamentit amerikan të Shtetit ceket se SHBA-ja dhe Kanadaja do të thërrasin takim të vendeve-anëtare të KB-së, për të biseduar rreth asaj se si komuniteti ndërkombëtar mund t’i kundërvihet kërcënimit verikorean.

Burime diploamtike kumtuan se SHBA-ja ka kërkuar mbledhje të jashtëzkaonshme të Këshillit të Sigurimit të KB-së.

Nga ana e vet, kryeminsitri japonez, Shinxo Abe deklaroi se vendi i tij e ka kërkuar të njejtën gjë për shkak të edhe një provokimi të Phenianit.

Nga misioni i Italisë në KB, i cili këtë muaj e kryeson Këshillin e Sigurimit, kumtuan se mbledhja e jashtëzakonshme do të mbahet sot në orën 15:00, sipas kohës njujorkeze.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button