Jemen: Dy persona e humbën jetën në një sulm me bomba në Aden

Të paktën dy persona e humbën jetën mbrëmë në një shpërthim të një automjeti bombë, të vendosur para Ministrisë së Financave jemenase në Aden.

Në sulm janë lënduar edhe tre persona, të cilët menjëherë janë hospitalizuar për shkak të lëndimeve të rënda.

Një përfaqësues i policisë deklaroi se tani për tani nuk bëhet e ditur nëse automjeti është drejtuar nga një vetëvrasës me bombë ose mjet shpërthyesi është aktivizuar prej në distancë. Shpërthimi ka shkaktuar dëme të mëdha ndaj ndërtesës gjashtëkatëshe të Ministrisë së Financave të Jemenit. Sipas mediave lokale numri i të vdekurve mund të rritet për shkak të shpërthimit të fuqishëm.

Tani për tani askush nuk e ndërmori përgjegjësinë për sulmin.

Adeni është seli e përkohshme e qeverisë së pranuar ndërkombëtarisht të Jemenit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button