Indonezi, 11 të vdekur nga një ciklon tropikal

Një stuhi tropikale ka goditur ishullin jugor të Indonezisë, Java, duke shkaktuar 11 të vdekur, transmeton Anadolu Agency (AA).

Përmes një deklarate me shkrim, Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Katastrofave tha se ciklonet tropikale, të quajtura Cempaka, sollën shira të fuqishëm, erëra të forta deri në 35 milje në orë dhe valë të mëdha deri në gjashtë metra të larta në Java dhe ishujt e afërt.

“Të paktën 21 krahina dhe qytete në ishujt Java dhe Bali janë prekur nga moti ekstrem”, tha Sutopo Purwo Nugroho, zëdhënës i agjencisë.

Nugroho njoftoi se 11 persona humbën jetën, pasi shirat e dendur shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje të dheut në pjesën lindore të Java-s. “Nëntë persona humbën jetën nga rrëshqitjet e dheut, ndërsa dy të tjerë në përmbytje”, tha ai.

Lumenjtë në pjesën lindore të Java-s dolën nga shtrati, duke dëmtuar mijëra shtëpi dhe duke detyruar mbi 4 mijë persona të largohen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button