Japonia i përforcon kontrollet për shkak të anijeve koreanoveriore

Japonia i ka përforcuar patrullimet dhe bëri thirrje për kujdes pasi disa anije me anëtarë të vdekur të ekuipazhit, për të cilët supozohet se janë nga Koreja e Veriut, ishin gjetur afër bregut verior japonez.

Zëdhënësi i qeverisë japoneze Joshihide Suga, duke u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me anijen me shtatë trupa të pajetë që u  gjetën dje në prefekturën Akita, deklaroi se roja bregdetare dhe policia duhet të bashkëpunojnë që të përforcohen kontrollet rreth Japonisë.

Suga tha se Qeveria do t’i përforcojë kontrollet mbi anijet e dyshimta dhe njerëzit që vijnë në Japoni dhe shtoi se qytetarët dhe peshkatarët duhet të denoncojnë dukuri të dyshimta.

Policia javën e kaluar  ka shpëtuar tetë peshkatarë nga Koreja e Veriut, anija e të cilëve është përplasur në breg.

Јапонија брод

Nuk dihet nëse dhjetëra anijet e Koresë së Veriut të cilat çdo vit i afrohen bregut japonez, atë e bëjnë me qëllim apo nuk mund të kthehen në shtëpi për shkak të anijeve joadekuate.

Anija, e cila u gjet dje, nuk ka pasur flamur apo shenja të tjera, por ishte e ngjashme me anijet e tjera të pajisura dobët nga Koreja e Veriut.

Mediat japoneze lajmërua se tetë trupa të pajetë janë gjetur nën kuvertën e anijes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button