Hillary Klinton viziton Tiranën brenda vitit 2012

Sekretarja Amerikane  e Shtetit, Hillary Klinton do të vizitojë Tiranën brenda vitit 2012.

Ky është premtimi që zëvendëskryeministri, njëherësh ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto ka marrë nga numri dy i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Haxhinasto ka patur një takim me Sekretaren Amerikane të Shtetit, në Bruksel, ku po qëndron në një vizitë dy ditore për të marrë pjesë në Takimin e Përbashkët të Ministrave të Punëve të Jashtme dhe të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s.

Takimi i Ministrave të Punëve të Jashtme të NATO-s dhe atyre të Mbrojtjes, mbahet përpara Samitit të Krerëve të Shteteve dhe Qeverive të Aleancës, që do të zhvillohet në Çikago, më 20-21 maj 2012. /panorama

Lajme të ngjashme

Back to top button