Bogov: Borxhmarrja nga Qeveria ishte e pritur

Guvernatori i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë, Dimitar Bogov deklaroi se borxhmarrja e fundit prej 250 milionë euro pas rebalancit të buxhetit është e pritur. 

“Kjo vetëm konfirmon faktin se Ministria e Financave nuk heq dorë nga intenca për financim të jashtëm të deficitit”.

Një pjesë e parave të huasë do të përdoren për pagesën e euro-obligacioneve. Kjo plotësisht është demant se BPRM bën hapësirë për borxhmarrje vendore”, deklaroi Bogov.

Bogov po ashtu informoi përse Qeveria vendosi të merr hua nga Dojçe Bank e jo nga aranzhmani me FMN-në.

“Fondi Monetar Ndërkombëtar e le në disponim linjën kredituese për të pasur  kujdes vetëm nëse shteti nuk mund të sigurojë mjete financiare nga tregu.

Tani tregu është stabil, për dallim prej para një viti kur një pjesë e vendeve evropiane përballet me krizë financiare”. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button