Erdogan: Jap dorëheqjen nëse vërtetohen akuzat e opozitës

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan theksoi se është i gatshëm të dorëhiqet nëse opozita dëshmon se posedon mjete financiare në llogari bankare jashtë vendit, raporton AA.

Në një fjalim gjatë një tubimi në Stamboll të organizuar në ditën ndërkombëtare të luftës kundër dhunës ndaj grave, Erdogan u ndal edhe te pohimet e bëra ditë më parë nga kreu i opozitës turke Kemal Kilicdaroglu, i cili e akuzoi presidentin e Turqisë se i “nxjerr paratë jashtë vendit në mënyrë që të shmangë tatimin”.

“I them personit të cilit nuk dua t’ia përmend emrin se jam i gatshëm që para popullit të tërhiqem edhe nga posti edhe nga politika nëse ai posedon prova për pohimet e bëra. Nëse nuk ke prova, atëherë do të duhet të dalësh para popullit dhe të kërkosh falje për shpifjet e bëra”, theksoi Erdogan.

Kreu i shtetit turk ka parashtruar një padi për shpifje dhe shkelje të imazhit personal dhe familjar kundër Kilicdaroglu, ku kërkon dëmshpërblim në vlerë prej 1.5 milionë lira (rreth 400.000 dollarë).

“Paraqisni provat se në cilat banka jashtë shtetit janë ato llogari në emër të Tayyip Erdoğanit. Nëse nuk mund ta dëshmoni këtë, atëherë do të duhet të tërhiqeni nga politika. Nëse e dëshmoni, unë do të tërhiqem edhe nga posti edhe nga politika. Urdhëroni në mejdan”, theksoi Erdogan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button