Maqedonia do të dërgon ushtarë në Bosnjë dhe Liban

Anëtarët e Komisionit parlamentar për mbrojtje dhe siguri në seancën e sotme i pranuan propozim-vendimet për të dërguar pjestarë të ARM-së për pjesëmarje në operacione paqësore të Unionit Europian në Bosnjë e Hercegovinë EUFOR, ALTEA dhe Kombet e Bashkuara, UNIFIL në Liban.

Zëvendës ministri i mbrojtjes Emil Dimitriev informon që në operacionin paqësor ALTEA, do të dërgohet një ekip medicinal prej 10 pjesëtarëve të Armatës dhe një officer- këshilltar juridik për punë në Komandën e EUFOR-it. Ekipi medicinal do të dërgohet në maj të këtij viti, ndërsa oficeri duhet të niset në qershor. Pjesëtarët e Armatës dërgohen në periudhë prej gjashtë muajve.

Në misionin në Liban do të dërgohet një shtab oficerësh në periudhë prej një viti, llogaritur nga maji.

Në rend të ditës në Komisionin Parlamentar për mbrojtje dhe siguri janë edhe leximet e dyta të propozim ligjeve për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve për siguri të komunikacionit të rrugëve dhe për shërbime të ARM-së./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button