Meshkujt që hanë vetëm janë më të prirë ndaj obesitetit

Hulumtimi i kryer në Universitetin Dongguk në Seul, rezultatet e të cilit u publikuan në revistën Obesity Research and Clinical Practic, ka treguar se meshkujt që hanë vetëm kanë 45 për qind më shumë gjasa të trashen.

Përveç kësaj, shkencëtarët pohojnë se e njëjta gjë ndodh edhe me tensionin e gjakut dhe nivelet e rritura të kolesterinës.

Në studim u anketuan më shumë se 7,000 meshkuj të cilët iu përgjigjën pyetjes se sa shpesh hanë vetëm, transmeton Koha.net. Sipas rezultateve, pasoja e kësaj shprehie të të ngrënit është negative edhe për femrat, por është më e dëmshme për meshkujt.

Gjithashtu është vërtetuar se shprehitë e të ngrënit paraqesin rrezik për shëndetin e atyre që hanë vetëm më shumë se dy herë në ditë.

Sipas këtyre rezultateve, tek meshkujt që hanë vetëm, në 64 për qind të rasteve është zhvilluar sindroma metabolike (një grup i çrregullimeve metabolike të cilat manifestohen si rezistencë e insulinës, akumulim i indit dhjamor në zonën e barkut, nivelet e larta të kolesterinës dhe presioni i lartë i gjakut).

Nga ana tjetër, tek femrat që rregullisht hanë vetëm, sindroma metabolike është zhvilluar në 29 për qind të rasteve.

Shkencëtarët e kanë kryer këtë hulumtim të nxitur nga fakti se në botën perëndimore gjithnjë e më shumë persona po jetojnë vetëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button