Serbia dhe Kina do të nënshkruajnë marrëveshje për autostradën Prelina – Pozhega

Nënkryetarja e Qeverisë së Serbisë, Zorana Mihajloviq nesër në Budapest, në samitin e Kinës dhe 16 vendeve nga Evropa Qendrore dhe Lindore, do të nënshkruajë marrëveshje për ndërtimin e një autostrade të re, lajmëroi Tanjug.

Autostrada E-763 në pjesën Prelina – Pozhega është e gjatë 30,9 kilometra dhe puna është në vlerë prej 450 milionë euro. Marrëveshja do të nënshkruhet me kompaninë kineze “Çajna komjunikejshën konstrakshën kompani”.

“Autostrada e re do të jetë një sfidë e madhe për kompanitë serbe dhe kineze të cilat do të marrin pjesë në këtë punim sepse një e treta e trasës do të jenë ura dhe tunele. Kjo autostradë ka rëndësi të madhe për lidhjen e Serbisë dhe rajonit sepse paraqet vazhdim të autostradës ndaj kufirit me Malin e Zi, por është edhe pjesë e autostradës së re Beograd – Sarajevë, sepse nga Pozhega mbesin të ndërtohen edhe 6 kilometra deri në kufirin me BeH-në”, deklaroi Mihajlloviq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button