Nikolovski: Nafta e gjelbër nga viti i ardhshëm, analizat janë bërë

Janë bërë të gjitha analizat e mundshme për futjen e “naftës së gjelbër” në bujqësi. Fillimi i masës planifikohet për vitin 2018, tha sot ministri  Bujqësisë, Pyjeve dhe Ekonomizimit të Ujërave Lupço Nikollovski.

“Të gjitha analizat që duhet të bëhen janë bërë në këto disa muaj. Ministria e ka krijuar edhe nafën e gjelbër, si dhe  heqjen e tatimit personal  deri në një milionë denarë përmes sistemit të ri të Drejtorisë së të Ardhurave Publike, që do të përcaktohet në disa nga ditët e ardhshme. Këto janë vetëm  disa nga përfitimet dhe nga premtimet  e inkuadruara në programin e  qeverisë së re  reformuese dhe demokratike”, theksoi Nikollovski duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas nënshkrimit të marrëveshjeve për përkrahjen e bujqve të rinj në MBPE-së.

Sipas tij, këto masa janë në interes të bujqve dhe do të implementohen javën e kaluar. Nafta e gjelbër, nënvizoi ministri, nënkupton prodhim më të lirë dhe edhe një përfitim për të gjithë bujqit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button