Më ftohtë në Berovë minus katër gradë Celsius

Temperatura më të ulëta sot në mëngjes prej minus katër gradë janë matur në Berovë, kumtoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Minus dy gradë janë matur në Shkup-Petrovec, Manastir, Lazaropole dhe Strumicë, minus një në Kumanovë, Tetovë, Kriva Pallankë, Mavrovë dhe Demir Kapi, zero në Prilep, Shtip, Dibër dhe Gjevgjeli, një gradë në Shkup, dy në Ohër, Krushevë, Pretor dhe Topolçan, tre në Vinicë, Katër në Pozharan dhe Gjurishte, deri në pesë gradë në Dojran.

Mjegull nëpër lugina sot në mëngjes ka në Shkup, Shtip, Demir Kapi, Strumicë, Kumanovë dhe rajonin e Manastirit. Në disa vende moti është me vranësira të vogla deri në mesatare. Në disa vende fryn edhe erë e dobët e ndryshueshme.

Gjatë ditës moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Gjatë ditës do të fryjë erë e dobët deri në mesatare juglindore, më e theksuar përgjatë Luginës së Vardarit. Temperatura do të jetë në interval prej 11 deri në 16 gradë Celsius.

Në Shkup paradite do të ketë mjegull, ndërsa nga mesi i ditës do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të dobët mesatare juglindore. Temperatura do të lëvizë deri në 12 gradë celsius.

Nga DPHM informojnë se nesër paradite nëpër luginat do të ketë paraqitje të mjegullës, në orët e pasdites në pjesët perëndimore të shtetit do të ketë reshje të shiut. Gjatë natës drejt të hënës reshjet do të zgjerohen gjithandej, në malet bie borë dhe do të fillojë të fryjë erë e përforcuar veriore. Gjatë ditës do të jetë ftohtë dhe me erë, ndërsa reshjet e borës priten edhe në disa vende më të larta, veçanërisht në pjesët perëndimore. Deri të hënën në mëngjes temperatura minimale do të jetë në rritje graduale dhe pastaj dalëngadalë do të ulet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button