Interkonjeksioni Shqipëri-Kosovë, Berisha: Mafia nuk ka atdhe

Kryeministri Sali Berisha u përgjigj sot, në konferencën për shtyp, në lidhje me shkrimin e publikuar dje nga gazeta kosovare “Zëri”, sipas së cilës, shefi i qeverisë shqiptare ka bllokuar projektin për ndërtimin e linjës 400 kilovoltëshe të interkonjeksionit, e cila lidh Kosovën me Shqipërinë.

Sipas Kryeministrit, ky shkrim ishte një krizë e radhës e mafies së dëshpëruar. “Mafia nuk ka atdhe, atdheu i saj është shpella ku ndan paratë e krimit. Mafia nuk ka sy, vetëm fytyrën e krimit, nuk ka moral”, u shpreh kryeministri Berisha, duke theksuar se linja e interkonjeksionit e Kosovën do të bëhet, por në përputhje të plotë me ligjin, rregullat dhe interesin e qytetarëve shqiptarë.

 Shefi i qeverisë theksoi se, ministrat dhe kabineti qeveritar janë gardianët e interesit publik, por pavarësisht dëshirave, ligjet mbeten ligje dhe nuk mund të preken.

Sipas kryeministrit, “oferta që përmend Edi Rama është 30% më e kushtueshme se oferta tjetër për të cilën drejtuesi i OST-së, mendon se duhet të fitojë. Ministria e Financave nuk pranon një borxh prej 10 milionë dollarë më shumë për shkak të preferencave që tregojnë për një kompani apo për një tjetër”.

“Unë di që ka patur një ankesë në Këshillin e Ministrave. Ai ka bërë kontrollin dhe ka marrë vendimin që i’a ka përcjellë autoritetit kontraktues”, tha Kryeministri. (LajmeShqip.com)

Lajme të ngjashme

Back to top button