Angelina dhe Brad edhe një film së bashku?

Të famshmit apo ndoshta edhe çifti më i mirë dhe më i njohur i Hollywoodit, Angelina Jolie dhe Brad Pitt, përsëri mund të paraqiten së bashku në ekranin e madh, shkruan “Deadline”.
Bëhet fjalë për një film të ri me regji të Ridley Scott, “The Counselor”, ndërsa ngjarja e ndjek avokatin i cili i kishte propozuar një vajzë, dhe në sajë të rrethanave ai e gjen veten të përfshirë në tregtinë e drogës.

Në rolin kryesor do të gjendet Michael Fassbender, të cilit do të duhet t’i bashkohen Brad Pitt dhe Javier Bardem, ndërsa informacioni i fundit flet për Angelina Jolien, në të cilën thuhet se ajo do të duhet të marrë rolin kryesor të femrës.

Ky do të jetë bashkëpunimi i parë mes çiftit Pitt dhe Joliet, pas atij të vitit 2005 në filmin “Mr & Mrs Smith”, i cili ishte pritur shumë mirë nga adhuruesit e filmit anembanë botës./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button