Buxheti shkurtohet për 123 milionë euro, parashikimi për rritje bie për 2.5 për qind

Zvogëlimi të anës shpenzuese të buxhetit për 7.6 miliardë denarë (123 milionë euro), korrigjim rënës i parashikimit për rritje ekonomike në 2.5 për qind dhe inflacion prej 2.8 për qind.

Këto janë karakteristikat kryesore të rebalancit të buxhetit shtetëror, që sonte u miratua në seancën e Qeverisë së Maqedonisë.

Siç sqaroi zëvendës kryeministri dhe ministër i financave, Zoran Stavrevski nevoja për korrigjimet në buxhetin janë si pasojë e kulminacionit të krizës ekonomike në eurozonën, ndërsa recesioni në shumë vende evropiane është shprehur edhe mbi të ardhurat buxhetore të Maqedonisë.

Korrigjim rënës i projeksionit për rritje BPV-së është bërë mbi parametrat e tremujorëshit të parë të këtij viti, kur është vërejtur rënie e prodhimtarisë industriale, që me siguri do të shkaktojë shkallë negative të rritjes në kuartalin e parë të këtij viti, sqaroi Stavrevski.

“Pritjet tona janë se në tre kuartalet e fundit të këtij viti do të ketë përmirësim të gjendjes ekonomike dhe me shkallën e anticipuar negative të rritjes për tremujorëshin e parë, gjithsej për tërë vitin presim rritje prej 2,5 për qind”, deklaroi Stavrevski.

Ai shtoi se ky numër është shumë afër rritjes së paraparë të FMN-së, e cila sot konfirmoi se ekonomia e Maqedonisë pret të rritet për dy për qind.

Projektimet për inflacionin për vitin 2012 rriten në 2.8 për qind, që po ashtu reflekton rritjen e realizuar të çmimeve në muajt e parë si pasojë e shtrenjtimeve të naftës në bursat botërore, informoi Stavrevski.

Ministri dikasterial theksoi se pret stabilizim të çmimeve deri në fund të vitit, për shkak të cilës është bërë vlerësimi i theksuar për lëvizjen e inflacionit brenda vitit.

Në bazë të dy projektimeve kyçe makroekonomike është bërë rebalanci i buxhetit për vitin 2012, i cili parasheh zvogëlimin e shpenzimeve buxhetore për 7.6 miliardë denarë, tha Stavrevski.

Kjo paraqet rënie prej afër pesë për qind nga buxheti i parë i miratuar, i cili u projektua në 169 miliardë denarë (rreth 2.75 milionë euro). /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button