SHGM dënon vrasësit, paralajmëron gazetarët

Kryetari i Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë, Naser Selmani, sot reagoi duke gjykuar vrasjen makabre të pesë personave në fshatin Smillkovc, por edhe apeloi  të mos krijohen tensione të panevojshme nëpërmjet spekulimeve të ndryshme.

“I ftoj të gjithë kolegët për raportim të përgjegjshëm dhe profesional në lidhje me vrasjen e pesëfishtë në fshatin Smillkovc. Apeloj deri te gazetarët të mos shpërndajnë informata të pa vërtetuara dhe të mos spekulojnë autorët eventual të këtij krimi”, tha Selmani në deklaratën e tij.

Ai kërkoi të mos keqpërdoret dhimbja e familjarëve të të vrarëve dhe të mos nxitet dhunë ndëretnike.

“Ata që i vranë pesë personat kanë vetëm një emër, vrasës gjakftohtë, të cilëve duhet t’ju gjykojë shteti juridik. Qytetarët maqedonas janë të bashkuar rreth gjykimit të kësaj vrasjeje, pasi që janë të vetëdijshëm se vrasësit nuk qëlluan vetëm drejt disa njerëzve të pafajshëm, por edhe drejt paqes dhe ardhmërisë së Maqedonisë”, thuhet në deklaratë.  /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button