E sulmojnë në semafor dhe ia vjedhin motoçikletën
Mbrëmë rreth orës 22.00 ka ndodhur një vjedhje e pazakontë në Kumanovë.
Derisa D.Gj. 19 vjeç nga Kumanova, ka qenë duke pritur në semafor në qendër të qytetit, i janë afruar dy persona , prej të cilëve njëri është ulur pas tij në motoçikletë kurse tjetri ka kërkuar të zbres nga motoçikleta.
Duke parë gjendjen e rrezikshme D.Gj. ka dashur të largohet nga vendi i ngjarjes, por atëherë agresorët e kanë sulmuar fizikisht, me ç’rast ia kanë vjedhur motoçikletën dhe kanë ikur në drejtim të panjohur.
SPB e Kumanovës është duke hetuar rastin dhe është në kërkim të agresorëve.
/portalb/