Farat e rrushit, të mira për lëkurën dhe flokët
Të njohura si diuretikë dhe detoksifikues shumë të mirë, farat e rrushit luftojnë edhe plakjen. Ato janë antioksiduese dhe mbrojnë lëkurën dhe flokët.
Vaji i farave të rrushit njihet tashmë në kuzhinë për vetitë e mira kundër kolesterolit. Ajo që jo të gjithë e dinë është se ajo na ndihmon edhe për të qenë të bukura përgjithmonë. Përbërja pa yndyrë i përshtatet çdo lloj lëkure dhe thithet shpejtë nga epiderma. Kjo përbërje përdoret për masazhet e trupit apo të flokëve, por mund të shërbejë edhe si bazë për produktet estetike.
Por çfarë kanë vallë kaq të veçantë farat e rrushit? Ato përmbajnë polifenol, molekula plot me vitaminë E të cilat janë të pasura me antioksidues natyral. Këto polifenole luftojnë radikalet e lira të cilat janë përgjegjëse të plakjes së lëkurës duke stimuluar prodhimin e kolagjenëve dhe të elastinës. Përveç kësaj ato aktivizojnë edhe mikro-qarkullimin në lëkurë.
Farat përmbajnë gjithashtu omega 6 dhe omega 9, çka sjell rigjenerimin e qelizave dhe favorizon hidratimin e epidermës.
Nëse vaji i farave të rrushit përdoret për masazhë edhe tek flokët e thatë apo të dëmtuar do të vëreni një përmirësim të madh./portalb/